Ekipi i krimeve të luftës po mbledh prova në Britani

Policia Metropolitane në Londër thotë se ekipi i saj i krimeve të luftës po mbledh prova në lidhje me krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë.
Çdo provë mund të ndahet më pas me hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë, raporton BBC
Komandanti Richard Smith, kreu i komandës kundër terrorizmit të Policisë Metropolitane, tha se “ekipi ynë i krimeve të luftës tani po kërkon të mbledhë çdo provë që mund të jetë e pranishme këtu në Britani për krime të tilla në Ukrainë”, përcjellë rtv21.tv
Detektivët po bëjnë thirrje për këdo në Britani që mund të ketë prova të drejtpërdrejta të krimeve të luftës në Ukrainë që nga 21 nëntori 2013, duke përfshirë çdo viktimë apo dëshmitar./21Media

Back to top button