Kush është çelësi i suksesit të Xhudos në Kosovë?

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në një ceremoni zyrtare ka bërë dje përzgjedhjen e ”Laureatëve” të vitit 2021.
Ndërkaq, për vitin 2021 sportistët më të mirë erdhën të dy nga xhudo.
Në kategorinë e meshkujve më i miri u zgjodh xhudisti Akil Gjakova, kurse në kategorinë e femrave më e mira u zgjodh Distria Krasniqi.
Prandaj, për të folur në lidhje me këtë temë sot në emisionin ”Bon Bon”, kanë qenë të ftuar Rejhan Halili dhe Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Krasniqi ka theksuar se si çelës i suksesit në Xhudo konsiderohet, trajneri më i mirë i vitit 2021 Driton Kuka.

Ndërsa, Rejhan Halili ka theksuar se KOK organizon aktivitete për motivimin e fëmijëve./21Media

Back to top button