Ekipi i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar s’ishte në gjendje të arrinte në Mariupol

Një ekip i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) që udhëtonte për në Mariupol tha se ata nuk ishin në gjendje të arrinin në qytetin e rrethuar për të ndihmuar në lehtësimin e kalimit të sigurt të civilëve.

Nëntë anëtarë të ekipit të KNKK-së – që udhëtonin me tri automjete duhej të ktheheshin në Zaporizhzhia për shkak të kushteve që “e bënë të pamundur vazhdimin” në Mariupol.

Ekipi po planifikon të përpiqet që të shtunën të bëjë përsëri udhëtimin në qytetin e rrethuar .

“Që operacioni të ketë sukses, është kritike që palët të respektojnë marrëveshjet dhe të ofrojnë kushtet e nevojshme dhe garancitë e sigurisë,” tha KNKK, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv

KNKK njoftoi se vepron si një “ndërmjetës neutral” me plane “për të shoqëruar kolonën nga Mariupol në një qytet tjetër në Ukrainë”./21Media

Back to top button