Ekipi i OKB-së niset për në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Një ekip inspektimi nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së është rrugës për në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës.
Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se ekipi pritej të mbërrinte në termocentral më vonë këtë javë.
“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, ​​shkroi ai në Twitter.
Centrali bërthamor është pushtuar nga trupat ruse që nga marsi, transmeton rtv21.tv.
Luftimet rreth objektit në juglindje të Ukrainës kanë çuar në rritjen e shqetësimit global mbi sigurinë e vendit.
Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e zonës.


Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky tha se Evropa ishte “një hap larg” nga një katastrofë e rrezatimit të enjten, kur termocentrali u shkëput për pak kohë nga rrjeti i energjisë elektrike i Ukrainës dhe gjeneratorët mbështetës u futën për ta furnizuar atë me energji.
Ai tha se zjarret kishin dëmtuar linjat e energjisë elektrike, duke e ndërprerë centralin për herë të parë në historinë e tij.
Ukraina dhe Rusia fajësuan njëra-tjetrën për sulmet që shkaktuan dëmin.
Ushtria ruse e mori uzinën në fillim të marsit, por ajo ende po operohet nga stafi ukrainas në kushte të vështira.
Kremlini kishte sinjalizuar më parë se do të lejonte vetëm inspektorët ndërkombëtarë të vizitojnë kompleksin, kështu që vizita e IAEA do të shënojë një moment të rëndësishëm për të qenë në gjendje të verifikojë atë që po ndodh në terren./21Media

Back to top button