Ekipi kosovar i xhudos merr pjesë në Kampin Olimpik në Holandë

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Federata e Xhudos e Kosovës e ka bërë të ditur se ekipi kosovar po merr pjesë në Kampin Olimpik, që po mbahet në Arnhem të Holandës.

Kampi Olimpik në Arnhem po zhvillohet në qendrën sportive olimpike, Papendal dhe njëkohësisht është kampi i fundit para IJF Mastert që do të mbahet në Hungari nga 4 deri më 6 gusht.

Pjesë e ekipit kosovar të xhudos janë Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena, të cilët po stërviten nën udhëheqjen e trajnerit, Driton Kuka dhe asistent trajneres, Majlinda Kelmendi.

Ky kamp ka mbledhur 400 xhudistë nga 34 shtete të botës, duke veçuar edhe pjesëmarrjen e Japonisë, Brazilit e Uzbekistanit.

Back to top button