Payet largohet me efekt të menjëhershëm nga Marseille

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Dimitri Payet është larguar nga skuadra e Olympique Marseille.

Payet largohet me efekt të menjëhershëm nga Marseille, dhe tani do të jetë në formën e lojtarit të lirë.

Payet u rikthye te skuadra e Marseille pas largimit nga West Ham United në janarin e vitit 2017.

Ndërkaq, në 326 paraqitje në të gjitha garat me klubin e Marseille, Dimitri Payet ka regjistruar 78 gola dhe 95 asistime mbi emrin e tij.

Back to top button