Ekipi rus gjen një tenxhere plot me para në rrënojat në Turqi

Ekipi rus i kërkimit dhe shpëtimit i cili ka shkuar për të ndihmuar ekipet turke në Kahramanmaras pas tërmetit shkatërrues, ka gjetur 150 mijë dollarë në rrënojat e një prej ndërtesave të shkatërruara.
Paratë të cilët i ka gjetur në bankënota 100-she, ia ka dorëzuar policisë së Turqisë, shkroi Agjencia turke e lajmeve “IHA”.
Paratë u gjetën në një tenxhere dhe të lidhura në tuba-tuba.
Rusia ka ndihmuar Turqinë që nga 6 shkurti ku ndodhën tërmetet vdekjeprurëse, duke dërguar ekipe shpëtimi si dhe ndihma humanitare.
Tërmetet që kanë prekur edhe Sirinë ka shkaktuar vdekjen e mbi 41 mijë njerëzve në të dyja vendet.

Back to top button