Ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë e brishtë edhe pas 15 vitesh pavarësi

15 vjet pas pavarësisë, zhvillimi ekonomik i Kosovës ende vazhdon të mbetet i brishtë. Por, pengesë për zhvillimin e saj vijon të mbetet keqqeverisja dhe mosarritja e një marrëveshjeje me Serbinë, thonë ekspertët e ekonomisë.
Pesëmbëdhjetë vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen vendin në probleme me ekonominë. Kosova nuk ka arritur të ndërtojë një zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe njohës të rrethanave thoinë se kjo ndodh për shkak të jostabilitetit politik. Por qytetarët thonë se problemet me ekonominë po ndikojnë në ikjen e të rinjve nga Kosova.
“Punësimi i te rinjve mungon, nuk është ne nivel te mjaftueshëm. I përgatisim e ne fund ikin prej Kosovës e shkojnë neper vendet perëndimore për kushte me te mira”, tha Avni Latifi qytetar.
Shqetësimet e qytetarëve janë bartur edhe tek prodhuesit e vendit. Një numr i madh syresh nuk janë ndihmuar nga instritucionet e vendit dhe sektori privat e ka pasur të vështirë rrugëtimin prej 15 vjetësh që prej shpalljes së pavarësisë.
Një prodhues vendor, Sami Sopa, ka numëruar një varg problemesh me të cilat është përballur për të krijuar një kompani të qëndruehsme.
“Ne meqë jemi ne zonën veriore ne Komunën e Podujevës, prej fillimit e deri me tani d.m.th. i kemi prape te njëjtat sfida dhe pengesa. Posaçërisht kemi edhe probleme teknike qe kemi problem me ujin dhe problem bukur te madh me rrymën elektrike qe nuk na përkrahin dhe përveç qe kemi edhe ndalesa qe na bëjnë pengesa qe bëjnë defekte te mëdha ne makineri, nuk kemi sasi te mjaftueshme te kilovateve, prandaj dhe jemi të kufizuar qe sa me shume te marrim makina qe harxhojnë rryme… prandaj kjo ndikon negativisht ne produktet tona”, deklaroi Sopa.
Importi në Kosovë nga viti në vit është rritur dhe dallimi me eksprtin është shumë i madh. Statistikisht Kosova importon mbi 5 miliardë euro mallra kurse eksporton mbi 850 milionë euro. Kryeissht kompanitë private të Kosovës kanë arritur të gjejnë tregun e jashtëm dhe Zana Beqiri nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës thotë se të gjitha qeveritë e Kosovës nuk e kanë ndihmuar rritjen e sektorit privat.
“Bizneset tona ose prodhuesit tanë, mbulojnë me numër me te vogël te tregut edhe për atë arsye e kane me te vështire me qene me konkurrues ne treg me çmime. Për atë ne e shohim shume te rëndësishme zgjidhjen e situatës sonë politike ne mënyrë qe te mos kemi pengesë dhe qe bizneset tona te kenë mundësi te dalin edhe ne tregjet me te mëdha sepse kemi biznese shume kualitative. Megjithatë, sa i përket përkrahjes institucionale mendojmë se aty kane ngece edhe qeveritë e kaluara por edhe kjo qeveri”, tha Beqiri.
Qeveria e Kosovës në shënimet zyrtare ka theksuar se rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2021 ka arritur në mbi 10 për qind kurs epër vitin 2022 për shkak të problemeve në skenën ndërkombëtare në mbi 4 për qind. Ndër vite rritja ekonokike e Kosovës ka qenë ndërmjet 3 dhe 6 për qind, thotë ish ministri i Financave i Kosovësm Haki Shatri
“Joshja e investimeve te huaja po ngece për arsye  te mënyrës se si ne qeverisim me vendin me pasurinë tone te cilën ish dash të me shfrytëzuar ne mënyrë me racionale. Po ashtu ka vërejtje dhe mangësi te shumta me menaxhimin me ndërmarrjet publike, i kemi pru para falimentimit, ndërmarrjet te cilat dikur kane ofruar me shume sukses siç kane qene Telekomi, prodhimi i energjisë ka qene ne nivel me te larte se qe është tani edhe shërbimet tjera si me ujë te pijes etj.. nuk janë ne nivelin ne te cilin osh dashtë qe pas 15 viteve t ‘ketë. Si rezultat i kësaj, del qe shkalla e varfërisë mbetet ne te njëjtin nivel sikur para  15 viteve. Migrimi i popullsisë është shtuar, fatkeqësisht ne këto dy tre vitet e fundit jashtëzakonisht shume, te rinj po largohen”, tha Shatri./21Media

Back to top button