Qeveria e Gjermanisë rrit ndihmën për viktimat e tërmetit në Siri

Qeveria gjermane u ka premtuar viktimave të tërmetit të rëndë në Sirinë veriore një ndihmë të mëtejshme humanitare.
“Edhe pse regjimi i presidentit Bashar al- Assad po pengon rrugën e organizatave të ndihmës, ne nuk do t’i lëmë njerëzit atje vetëm,” tha ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock për “Bild”.
“Bëhet fjalë për nënat, fëmijët dhe gjyshërit që kanë përjetuar luftën për më shumë se 10 vjet, disa prej të cilëve u është dashur të ikin disa herë dhe tani po vajtojnë të dashurit e tyre nën rrënoja”, tha ajo.
“Atyre, tani u mungojnë edhe nevojat më elementare për mbijetesë, një çati mbi kokë, uji i pijshëm, diçka për të ngrënë dhe ilaçe. Kjo është arsyeja pse ne po e rrisim edhe një herë ndihmën tonë për rajonin me mbi 22 milionë euro (23.5 milionë dollarë)”, tha Baerbock.
Pothuajse dy javë më parë, një tërmet i fortë me magnitudë 7.7 goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, i pasuar nga një tërmet tjetër me magnitudë 7.6 ballë.
Numri i të vdekurve të konfirmuar në Turqi dhe Siri është mbi 45 000.

Back to top button