Ekonomia e vendit vazhdon të rëndohet, Rafuna: Vendet e rajonit nuk i kanë sfidat që ka Kosova

Kosova vazhdon të ballafaqohet me deficit të lartë tregtar gjë që ka shkaktuar  inflacion tejet të lartë dhe çmime të përballueshme për qytetarët. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës në pesë vjetët e fundit vendi ka importuar mallra në vlerë prej mbi 20 miliardë euro ndërkohë gjatë të njëjtës periudhë eksportet ishin pak më shumë se 3 miliardë euro.

Viti 2019: Importi- 3.496 milardë: Eksporti- 383 milionë , Viti 2020: Importi- 3.296 miliardë- Esporti- 475 milionë , Viti 2021: Importi- 4.684 miliardë- Eksporti- 756 milionë , Viti 2022: Importi – 5.639 miliardë – Eksporti- 756 milionë, Viti 2023: Importi- 3.198 miliardë – Eksporti 495 milionë

Qytetarët ankohen se çmimet e të gjitha produkteve në treg janë të pa përballueshme krahasuar me të ardhurat mujore.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna,  numëron disa nga shkaktar që kanë rënduar ekonominë e vendit.

“Duhet ta themi një fakt se Kosova pati sfida të cilat nuk i patën vendet e rajonit ato janë krizat në veri të cilat po i largojnë investitorët e huaj, tjetra që ka ndikuar është edhe mungesa e investimeve kapitale, qeveria ka investuar në armatim për FSK-në mirë që e ka bërë por me këtë investim automatikisht i kemi larguar mjetet nga Kosova në anën tjetër po përballemi me migrim të madh tash jo vetëm që po ikë fuqia punëtore por edhe ka ra konsumi pra qarkullimi po bjen kemi sektorin e gastronomisë që është duke vuajt edhe për punëtor por edhe për konsumator…”, tha Rafuna për rtv21.

Profesori i ekonomisë Medain Hashani, vlerëson se qeveria aktuale nuk e ka  prioritet ekonominë. Sipas tij gjendja ekonomik e vendit është edhe më keq se sa që ishte në kulmin e pandemisë Covid-19.
Hashani bënë vërejte edhe për çështjen e rëndimit të skemës sociale.

“ Investimet kapitale janë shumë të rëndësishme sepse e multiplikojnë paranë dhe kur nuk ka punë publike kompanitë falimentojnë në këtë mënyrë punëtorët mbesin pa punë, tjetra janë krizat e vazhdueshme që po shkaktohen pa nevojë për çështje teknike flet krejt bota për ty siç është çështja e dinarit pra gjendja është shumë rëndë …”, tha Hashani.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vendi ynë vitin 2023 e përmbylli me 100 milionë euro më pak eksport se sa në vitin 2022. Ndërkohë sipas njohësve të ekonomisë që nga viti 2000 nga Kosova kanë dalë mbi 60 miliardë euro të gatshme duke blerë produkte të importuara nga vendet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian./RTV21/21Media

 

Back to top button