Ekonomia është para kolapsit, AAK ka dy propozime

Pal Lekaj në një konferencë për media tha se ekonomia është para kolapsit, andaj ai e tha se janë të domosdoshme masat urgjente.
AAK shpalosi dy propozime për siç thanë ata, shërbejnë për daljen nga kjo krizë.
Lekaj tha se propozojnë përkrahjen e politikaneve fiskale dhe tatimore ku përfshihet heqja për 5 muaj të akcizës për naftën dhe shportës së konsumatorit me produktet bazike dhe nën dy kërkuan përkrahje direkte apo indirekte.
Lekaj tha se i bëjnë thirrje Qeverisë të mos jetë e fjetur përballë këtyre krizave, “e jo pasi te shkaktohen problemet te reagojnë”!
Kjo konferencë u mbajte pas rritjeve të çmimeve në vend. Rikujtojmë se çmimi i naftës sot ka kaluar në 0.82 euro./21Media

Back to top button