Një i vdekur dhe 8 të lënduar pasi një veturë shkeli turmën në Berlin

Një veturë është përplasur në një turmë njerëzish, ku la të vdekur të paktën një person dhe 8  të tjerë të lënduar.
Makina e tipit Renault fillimisht u përplas me publikun në cep të Rankestrasse para se të futej në një dyqan në Charlottenburg, Berlin, Gjermani.
Ende nuk dihet asgjë për drejtuesin e mjetit, por policia ka konfirmuar se ai është në paraburgim, transmeton rtv21.tv.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë mbetjet e karrigeve dhe tavolinave të shpërndara jashtë një dyqani dhe një Renault që është përplasur në një dyqan.
Të tjerë tregojnë se shërbimet e urgjencës punojnë furishëm me të lënduarit në rrugë./21Media

Back to top button