Ekpit të OBSH-së i mohohet hyrja në Kinë

 

Një ekipi të  Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)  i është mohuar hyrja në Kinë për të hetuar origjinën e Covid-19 në qytetin e Wuhan.

Dy anëtarëve të OBSH-së që ishin rrugë, u është thënë se problemi ishte mungesa e lejeve të vizave.

Sidoqoftë, Kina e ka arsyetuar këtë duke thënë se detajet e vizitës, përfshirë datat, ishin akoma duke u rregulluar, përcjell portali rtv21.tv

Virusi u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019, me shpërthimin fillestar të lidhur me një treg.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte përfunduar ende lejet për mbërritjet e ekipit “duke qenë se dy anëtarë kishin filluar udhëtimet e tyre dhe të tjerët nuk ishin në gjendje të udhëtonin në minutën e fundit”.

“Jam siguruar që Kina po përshpejton procedurën e brendshme për vendosjen sa më të hershme të mundshme,” u tha ai gazetarëve të martën në Gjenevë, duke shpjeguar se kishte qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë për të theksuar “se misioni është një përparësi për OBSH- në dhe ekipin ndërkombëtar “.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Hua Chunying i tha BBC “mund të ketë ndonjë keqkuptim” dhe “nuk ka nevojë të lexohet shumë në të”.

“Autoritetet kineze janë në bashkëpunim të ngushtë me OBSH-në por ka pasur disa shpërthime të vogla në shumë vende në botë dhe shumë vende dhe rajone janë të zënë në punën e tyre duke parandaluar virusin dhe ne gjithashtu po punojmë për këtë.”,  tha ajo.

“Ende ne po mbështesim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe po avancojmë përgatitjet e brendshme. Ne jemi në komunikim me OBSH-në dhe me sa di unë me datat dhe rregullimet jemi akoma në diskutime.”

OBSH ka punuar për të dërguar një ekip prej 10 personash ekspertësh ndërkombëtarë në Kinë për muaj me qëllim që të hetojë origjinën shtazore të pandemisë dhe saktësisht se si virusi kaloi për herë të parë tek njerëzit.

Muajin e kaluar u njoftua se hetimi do të fillonte në janar 2021.

Të dy anëtarët e ekipit ndërkombëtar ishin nisur herët të martën, tha OBSH. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, shefi i urgjencave të OBSH-së Mike Ryan tha se njëri ishte kthyer mbrapa dhe një ishte në një vend të tretë.

Covid-19 u zbulua për herë të parë në qytetin kinez të Ëuhan në provincën qendrore Hubei në fund të vitit 2019.

Fillimisht u besua se virusi filloi në një treg që shiste kafshë ekzotike për mish. Është sugjeruar që këtu ishte virusi që bëri kërcimin nga kafshët tek njerëzit.
Por origjina e virusit mbetet thellësisht e kontestuar. Disa ekspertë tani besojnë se tregu mund të mos ketë qenë origjina dhe se në vend të kësaj ai u amplifikua vetëm atje.

Disa studime kanë sugjeruar se koronavirusët e aftë për të infektuar njerëzit mund të kenë qarkulluar të pa zbuluar në lakuriqët e natës për dekada. Sidoqoftë, nuk dihet se cili strehues i ndërmjetëm i kafshëve transmetoi virusin midis lakuriqëve të natës dhe njerëzve./21Media

Back to top button