Shumë euro fals në Kosovë
Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 3 raste për falsifikim të parasë. Një rast ka ndodhur në Prishtinë, një në Graçanicë dhe një në Gjakovë.
Në Prishtinë një punëtore e një banke, ka informuar se i dyshuari mashkull ka deponuar një kartëmonedhë 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Në fshatin Preoc të Graçanicës në një bankë është deponuar një kartmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Gjakovë ku dyshohet se po ashtu në një bankë janë deponuar 20 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Kartmonedhat e dyshuar janë sekuestruar dhe me rastet janë konsultuar prokurorët e shtetit të cilët rekomandojnë që rastet të procedohet në procedurë të rregullt./21Media