Ekrem Hyseni pret ta fitojë Podujevën

Mori 113 vota më shumë se kundërkandidati me të cilin do të përballet në balotazh, por kjo nuk e zmbraps nga synimi për të shënuar fitore.
Ekrem Hyseni prinë në Podujevë me 44.30 për qind ose 16.451 vota të numëruara.
Kryetari aktual nga Lëvizja Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi renditet i dyti me 44.00 për qind ose 16.338 vota të numëruara nga 99.10 për qind e votave të përgjithshme të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, e që sipas së cilave komuna e Podujevës sigurt më 14 nëntor shkon në balotazh.
Kandidati i LDK-së për garën vendimtare pret besimin qytetarë për t’i siguruar kthimin e kësaj partie në pushtet, pasi e humbi atë në zgjedhjet e parakohshme.

Back to top button