Në dy komuna do të përsëritet procesi zgjedhor

 
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Dashtevski, ka njoftuar se në komunën e Mavrovës dhe Qendër Zhupë do të përsëriten zgjedhjet, transmeton TV21.
“Në dy komuna, Mavrovë dhe Qendër Zhupë për shkak të mospërmbushjes së kushtit prej 1/3 nga votuesit e regjistruar që kanë dalë për të votuar do të përsëritet tërë procedura zgjedhore”, tha Dashtevski në paraqitjen para mediave.
Edhe në Maqedoninë e Veriut dje janë mbajtur zgjedhjet lokale./21Media

Back to top button