​Vdekja e Powell, Osmani: Ishte burrështetas i madh dhe përkrahës i shtetësisë së Kosovës

 
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur pikëllimin e saj me rastin e vdekjes së ish-sekretarit të Shtetit, Colin Powell.
Osmani ka thënë se Powell ishte përkrahës i popullit të Kosovës dhe shtetësisë sonë.
“E pikëlluar kur dëgjova se ish-sekretari i Shtetit Colin Powell ka vdekur. Ai ishte një burrë shteti i madh dhe nëpunës publik i përkushtuar, i cili ishte përkrahës i popullit të Kosovës dhe shtetësisë sonë. Mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e tij”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell ka humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19. Powell vdiq në moshën 84 vjeç.
Republikani ishte një ish-oficer i lartë ushtarak, i cili ishte bërë sekretari i parë i shtetit afrikano-amerikan në vitin 2000 nën presidentin George W.Bush. Ai gjithashtu kishte shërbyer në luftën e Vietnamit, një përvojë që më vonë e kishin ndihmuar përcaktimin e strategjive të tij ushtarake dhe politike. Gjatë kryerjes së funksioneve në qeverinë amerikane, Powell shpeshherë ka kontribuuar në marrjen e vendimeve kyçe në politikën e jashtme amerikane./21Media

Back to top button