Eksperimenti shkencor u shkon keq, nxënësit pësojnë djegie të rënda

Nxënës të shkollës fillore në Sydney pësuan djegie të rëndë në fytyrë e gjoks pasi një eksperiment shkencor të cilin e realizuan nuk shkoi siç duhej.
Njëri nga nxënësit u transportua në spitalin e fëmijëve në Ëestmead.
Nëntë nxënës të tjerë u dërguan në spitale të tjera, po ashtu edhe mësuesi i tyre – gjendja e të cilit është stabile, njoftojnë mediat lokale.
“Erëtat e forta kanë ndikuar në eksperiment dhe kanë fryrë materialet përreth. Fëmijët kanë pësuar djegie në fytyrë, gjoks, këmbë. Fatmirësisht, shumica prej tyre nuk u lënduan rëndë”, bëhet e ditur në njoftim.
Rasti po hetohet./21Media

Back to top button