Vetaksident në Klinë, vdiq një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Jashanicë.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka thënë se viktima fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.
“Rreth orës 6:50, si pasojë e një vetaksidenti, ka vdekur një person në fshatin Jashanicë, në rrugën Klinë-Skenderaj. Viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku është konfirmuar vdekja e tij”, tha Rugova./21Media

Back to top button