Kaloni te përmbajtja kryesore

Ekspertët zgjedhorë nga BE-ja kanë arritur në Kosovë

 

Në Kosovë ka arritur një ekip i ekspertëve zgjedhorë nga Bashkimi Evropain. Kjo u bë e ditur nga kryetarja e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Valdete Daka në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Sipas saj, ky ekip do të monitorojë procesin zgjedhor në Kosovë.

“Tashmë ka arritur një ekip i ekspertëve zgjedhor nga BE që do të jenë këtu dhe tashmë kanë filluar monitorimin e KQZ para zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas procesit të zgjedhjeve”, ka thënë Daka

Zgjedhjeve të kaluara BE sillte mision, por kësaj radhe sipas Dakës nuk është bërë një gjë e tillë për shkak të pandemisë.

Sa iu përket ekspertëve kryetarja Daka ka thënë se në fund të marsit do ta bëjnë një raport lidhur me atë se çfarë ndodh në këto zgjedhje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button