Klina fillon ndarjen e parave për fëmijët e porsalindur
Komuna e Klinës ka marrë vendim për për ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit për fëmijët e porsalindur.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj. Ai tregoi se ky vendim u mor unanimisht nga të gjitha partitë politike.
Elezaj po ashtu bëri të ditur se ndarja e mjeteve buxhetore do të bëhet në këtë mënyrë:
Për fëmijën e parë do të ndahen 180 euro,për fëmijën e dytë 200 euro, për fëmijën tretë dhe të tjerë do të ndahen nga 250 euro./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?