Eksportet bujqësore, rritje me 12.5 për qind gjatë 10-mujorit në Shqipëri

Eksportet bujqësore kanë shënuar një rritje në vlerë me 12.5 për qind, gjatë 10-mujorit të këtij viti. Kështu ka bërë të ditur ,Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, Anila Denaj përmes një postimi në Facebook.
Sipas saj, ky rezultat ka arritur duke krahasuar eksportet bujqësore me të njëjtën periudhë, të një viti më parë.
Ministrja Denaj ka thënë se prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po zgjerohen ne tregjet botërore, duke ndihmuar kështu fuqizimin e fermerëve në vend.
“Eksportet bujqësore vijojnë rritjen edhe gjatë 10-mujorit 2023, ku shënohet vlera 46.3 miliardë lekë eksporte, nga 41.1 miliardë lekë (mbi 40 milionë euro) që ishin në të njëjtën periudhë një vit më parë”, shkroi Denaj.
Ndërsa shtoi se ecuria e qëndrueshme e sektorit na bën besimplotë për përmbushjen e objektivit të qeverisë shqiptare për 1 miliard dollarë eksporte të prodhimeve bujqësore brenda kësaj dekade./21Media