Ekspozita “Komploti i Tiranës” e hapur në Galerinë Kombëtare

Ekspozita “Komploti i Tiranës” e Ardian Isufit vazhdon të jetë e hapur në Galerinë Kombëtar të Kosovës.
E kuruar nga Gaetano Centrone, Vladimir Myrtezai-Grosha dhe Elton Koritari, “Komploti i Tiranës” është hapur më 12 maj dhe do të qëndrojë të jetë e hapur deri më 12 qershor.
Për të gjithë të interesuarit, gjatë ditëve të javës, ekspozita është e hapur nga ora 10:00-18:00.
Ndërkaq, në fundjavë nga ora 10:00-17:00.
“Kjo ekspozitë heton dhe shfaq proçese krijimi, tundime, përballje publike por edhe pamundësi dhe drama kolektive dhe personale të botës së brishtë të artit bashkëkohor – lokal apo global. Kjo sepse veprat e Ardian Isufit kanë karakter të veprave të angazhuara të cilat ndikojnë drejtpërdrejt mbi opinionin publik si një dialog me mjetet e artit duke na vorbulluar me paqëndrueshmëritë dhe qëndrimet eklektike të artistit si një kostum që me kast e ka veshur për të na destabilizuar përcaktueshmërinë e përkohëshme e të përsëritur që ai propozon..”, përshkruhet shfaqja./21Media

Back to top button