Sulmet me raketa në rajonet e Zaporizhzhias, Dnipropetrovskut, raportohet për të vrarë e të plagosur

Zyrtarët ukrainas raportuan për sulme me raketa ruse në rajonin qendror lindor të Dnipropetrovsk-ut dhe rajonin juglindor të Zaporizhzhia-s të mërkurën, me ç’rast raportohet se u vra të paktën një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Po ashtu, u shkaktuan dëme të mëdha në qytetin e Zaporizhzhia-s.
“Ushtria ruse lëshoi ​​katër raketa lundrimi në Zaporizhzhia të mërkurën. Një raketë u rrëzua nga mbrojtja ajrore e qytetit”, informoi përmes një deklarate Këshilli Rajonal i Zaporizhzhia-s.
Në një përditësim, këshilli shtoi se të paktën një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën dhe se 62 ndërtesa u dëmtuan në zonat e banuara të qytetit.
Në një deklaratë të veçantë të mërkurën, Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk-it, tha se kishte pasur alarme të vazhdueshme sulmi ajror gjatë natës, shkruan CNN./21Media

Back to top button