Osmani sot në Tiranë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Ilir Meta, sot ka udhëtuar për në Shqipëri ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë konferencë, Presidentja Osmani do të jetë ndër folëset kryesore dhe në ekspozenë e saj do të flasë për trafikimin me qeniet njerëzore në kontekstin kosovar, rajonal dhe global, njoftojnë nga Zyra e Presidentes.
Bëhet e ditur se folës në këtë konferencë, përveç presidentit Meta dhe Presidentes Osmani, do të jenë edhe senatorë e kongresmenë amerikanë, përfaqësues të OKB-së, si dhe të organizatave joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore./21Media

Back to top button