Ekspozita “Ngjyrat dhe trajtat” e Adriana Nimanit hapet më 21 dhjetor

Më 21 dhjetor(e martë) me fillim nga ora 19:00, do të hapet ekspozita “Ngjyrat dhe trajtat” e Adriana Nimani-Kutllovcit
Kjo është ekspozitë personale e Adrianës.
“Ngjyrat dhe trajtat” do të jetë e hapur në Galerinë ‘Qahili’ dhe do të jetë e hapur deri më 11 janar, 2022.
Pikturat, që dominohen nga gamat sinjifikante koloristike, realizohen në forma poliptiku të pagëzuara me emërtime të veçanta. Ato përbëhen nga dhjetëra kompozicione integrale që reflektojnë transliterime vizuale të rezonancave atraktive dhe të fuqishme koloristike.
Më pas, Nimani-Kutllovci do e çojë ekspozitën e saj edhe në Tiranë e Berat.
Në Tiranë, te Muzeu Historik Kombëtar në prill të vitit 2022 e në Berat te Galeria ‘Edward Lear’ në maj të vitit 2022./21Media

Back to top button