Ekspozita “Pietro Marubbi dhe fotografët e periudhës osmane” hapet më 12 nëntor

Muzeu Marubi më 12 nëntor hap ekspozitën “Pietro Marubbi dhe fotografët e periudhës osmane” të Luçjan Bedenit.
Kjo ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Fotografisë në Shqipëri, sjell bashkë krijimtarinë e disa prej fotografëve më të rëndësishëm të Periudhës Osmane duke përfshirë dhe fotografitë e Pietro Marubbit zbuluar së fundmi në koleksionin fotografik të Sulltan Abdyl Hamitit II.
Gjithashtu, bëhet e ditur se ekspozita do të jetë e hapur deri më 5 dhjetor 2021.
Konkretisht, të premtën me fillim nga ora 18:00 artdashësit kanë mundësinë që të shohin fotografi të artistëve të njohur./21Media

Back to top button