Ekstradimi i Ismailoviqit dhe Demirit, Kurti: Trashëgojmë shumë raste tragjike, nuk janë zbardhur ende

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për ekstradimin e dy të dënuarve në rastin “Monstra”, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demirit.
Ka thënë se ministritë e të dy vendeve janë në komunikim të vazhdueshmeë, por bëri të ditur se nga e kaluara janë trashëguar shumë raste tragjike që sipas tij janë të pazbardhura.
Ka bërë të ditur se me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev kanë potencuar nevojën për mbështetje nga ndërkombëtarët që drejtësia për viktimat të shkojë deri në fund.
“E dimë se nga a kaluara ne trashëgojmë shumë raste tragjike dhe shumë të rënda të cilët kanë pasur procese të vështira pastaj. ka ende raste të cilat për bindjen time nuk janë zbardhur deri në fund, për të cilat ende nuk e kemi të vërtetën e plotë dhe bashkë me kryeministrin Zaev kemi biseduar se kemi nevojë për mbështetjen e ndërkombëtareve që drejtësia për të gjithë qytetarët, e në veçanti për viktimat të shkojë deri në fund ashtu që të mësohet e vërteta e plotë”, ka thënë Kurti në paraqitjen para mediave me Zaevin.
Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri më 23 shkurt nga Penalja janë dënuar me burg të përjetshëm si kryerës të veprës terrorizëm në vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës./TV21

Back to top button