Ekstradohet nga ShBA në Kosovë, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje 20 vite më pas

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka paraqitur kërkesë për paraburgim ndaj të pandehurit të ekstraduar nga ShBA, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes dhe veprën penale, mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit.

Në njoftim për media të gjykatës thuhet se Departamenti për Krime të Rënda, ka marrë aktvendim për rifillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet D.LL.

“I njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë, nën dyshimin se me dt. dt.12.07.2003, ka kryer veprën penale të vrasje nga neni 30 par.2 pika 3 të LPK-së, si dhe veprën penale mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit nga neni 8 par.8.5 lidhur me par.8.3 të rregullores së UNMIK-ut 2001/7”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

D. Ll. akuzohet se më 12 korrik të vitit 2023 në fshatin Raçë, ka vrarë N. N./21Media

Back to top button