Gripi në Kosovë nën pragun epidemik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se intensiteti i gripit sezonal ka shënuar një rënie prej 16.02%.

IKShP ka bërë të ditur se nëse krahasohet me javën paraprake, gripi sezonal është nën pragun epidemik.

“Sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e 05-të të vitit 2024, që paraqet periudhën 29 janar-04 shkurt 2023, ka shënuar rënie prej 16.02% krahasuar me javën paraprake dhe është nën pragun epidemik”, ka shkruar IKShPK në “Facebook”.

Megjithatë, IKShPK ka bërë të ditur se janë duke u regjistruar ende raste të infeksioneve të tjera sezonale, sikur sëmundje të ngjashme me Grip (ILI), raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI).

Në fund IKShPK ka bërë thirrje që, qytetarët, në veçanti grupet e rrezikut, siç janë të moshuarit, personat me sëmundje shoqëruese kronike, profesionistët shëndetësor, shtatzënat, etj., të vaksinohen dhe të zbatojnë masat e tjera të kujdesit./21Media

Back to top button