Ekuadori edhe më tej rrezikon të mbetet jashtë Kupës së Botës

Ekuadori mund të përjashtohet nga Kupa e Botës
Ekuadori mund të përjashtohet nga Kupa e Botës, pasi Byron Castillo ka pranuar se ka falsifikuar certifikatën e lindjes.
Të enjten pritet të merret vendimi e të bëhet zyrtar për vendin e Ekuadorit në Kupën e Botës.
Një hetim i jashtëzakonshëm që përfshin identitetin e rremë të Castillos, dhe mbulimin nga Federata e Ekuadorit që përqendrohet në pyetjen nëse Castillo i cili bëri tetë paraqitje në kualifikimet e Kupës së Botës, ka lindur në vend apo përtej kufirit.
Sportsmail ka publikuar një audioincizim ku dëgjohet Castillo të thotë datën e lindjes.
Në mënyrë të qartë e direkte ai deklaron se ka lindur në vitin 1995 e jo në vitin 1998 siç pretendon dokumenti.
Ai jep emrin e tij të plotë, Bayron Javier Castillo Segura duke përputhur detajet e certifikatës së lindjes që përfshin Kolumbinë si vend i lindjen, në vend të Ekuadorit.
Më tëj, ai përshkruan detaje nga largimi nga qyteti kolumbian Tumaco për në San Lorenzo në Ekuador.
Si dhe, emrat e një biznesmeni ekuadorian që i dha atij një identitet të ri./21Media

Back to top button