Elie Saab prezaton koleksionin e ri Resort 2024

Elie Saab, koleksionin e ri Resort 2024 e pagëzoi “The Swan”. Ai, koleksionin e ri me këtë emër e pagëzoi për nder të ikonës italiane të stilit, Marella Agnelli.

Saab e ka pranuar se nuk e ka njohur atë, por se njeh nipin e saj dhe shumë persona të tjerë që i kanë qëndruar asaj pranë.

Sipas asaj që ka parë e dëgjuar, Agnelli kishte një stil të rrallë, me të cilin ka lënë gjurmë në modë. Ajo gjithmonë e ka inspiruar për punë me qëndrimin e saj aristokratik, ka thënë Sab.

Disenjatori Saab më shumë është i dhënë pas veshjeve për mbrëmje, për të cilat ai thotë se i flenë në shpirt.

Për koleksionin Resort, ai ka thënë se është për gra që udhëtojnë, që shfrytëzojnë veshje të stilit të lartë, por që janë paksa më ndryshe nga ato për mbrëmje apo ndeja./21Media

Back to top button