Eliminatoret e Kupës së Afrikës, këto janë ndeshjet e sotme

Kupa e Afrikës sot do të vazhdojë  me dy ndeshje interesante, të vlefshme këto për fazën e eliminatoreve të kësaj gare.
Pas kualifikimit mbrëmë të Kamerunit dhe Gambias, sot do të kuptohen edhe dy kombëtaret, të cilat sigurojnë biletën drejt çerekfinales.
Programin e ndeshjeve të sotme do ta hapë takimi mes Kombëtares së Senegalit dhe asaj të Cape Verde, ndeshje kjo që do të zhvillohet nga ora 17:00.
Ndërkaq, ndeshja e fundit për ditën e sotme në kuadër të kësaj gare do të jetë mes Marokut dhe Malavisë.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Kupën e Afrikës e gjeni më poshtë.
17:00 Senegali – Cape Verde (Stadiumi Kouekong)
20:00 Maroku – Malavi (Stadiumi Ahmadou Ahidjo)

Back to top button