Elita Hoxha sjellë “Mallëngjimi”

Soprano shqiptare, Elita Hoxha ka sjellë projektin e ri “Mallëngjimi”, këngë kjo e Muharrem Qenës, e ripërpunuar.
“Mallëngjimi” është realizuar me videoklip, ku në të shfaqen bukuritë e natyrës shqiptare.
“Dedikuar me mallëngjim atyre që dhanë më të shtenjtën jetë për lirinë. Për lirinë që ne sot e gëzojmë. O vendi Im!” thuhet në mbishkrimin e këngës në Youtube.
Nën ekzekutimin maestral të kitaristit Endrit Xërxa dhe violinistit Dalvin Mamusha, incizuar dhe masterizuar nga Rron Sadiku, produksioni video dhe montazha nga Agon Rama, “Mallëngjimi” spikat disa nga vendet më të bukura shqiptare./21Media

Back to top button