Elizabeth ishte “shpirti i Britanisë së Madhe”, thotë kryeministrja Liz Truss

Kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss mbajti një fjalim, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Truss tha se vdekja e madhërisë së saj Mbretëreshës është një tronditje e madhe për kombin dhe botën, transmeton rtv21.tv.
“Mbretëresha Elizabeth II ishte shkëmbi mbi të cilin u ndërtua Britania moderne”, tha ajo. “Vendi ynë është rritur dhe lulëzuar nën mbretërimin e saj. Ajo ishte vetë shpirti i Britanisë së Madhe dhe ai shpirt do të qëndrojë”, shtoi Truss.
Truss u takua me Mbretëreshën për t’u emëruar zyrtarisht kryeministre të martën, vetëm dy ditë para vdekjes së saj./21Media

Back to top button