Elvana Gjata shkëlqen në fustanin e “Xixellonjës”

Paraqitja ikonike e Gilit në Festivalin e Madh me këngën “Xixëllonja” me fustan të kuq shkëlqyes mbahet mend ende.
Për ta rikujtuar atë më mirë në këtë kohë është kujdesur, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata.
Në një nga mbrëmjet e saj të fundit Elvana Gjata dukej tërheqëse me fustanin e kuq shkëlqyes, dorëza të gjata dhe flokë të bardhë ashtu si Gili vite më parë.
Disa fotografi të bukura të Elvanës i ka publikuar në Instagram edhe vet Gili.
Kjo paraqitje e Elvanes është realizuar në mbrëmjet muzikore që po mbahen në prag të festës së Halloween./21Media

Back to top button