Elvis Hoxha: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti tha se  një popull nuk i nënshtrohet një emisari, duke iu atribuuar kështu emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar.

Reagimi i Hoxhës erdhi pas Escobar tha të martën se Asociacioni do të themelohet.

“Kryeministrin e zgjedh një popull. Emisarin e emëron dikush. Një popull nuk i nënshtrohet një emisari”, shkroi Hoxha.

Ai vijoi duke ironizuar e duke thënë për Escobar se sillet sikur mund t’i vendos kushte një kryeministri të zgjedhur nga populli.

“Escobari na siguroi për dy çështje: – Kosova duhet të shkojë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me aftësitë e një shteti të plotë, por… unë Escobari, unë emisari, mund t’i vendos kushte kryeministrit të zgjedhur të saj– ju garantoj se nuk do të ketë Republikë serbe, veç më falni pak… sa të shkoj të përshëndetem me Dodikun”, shkroi Hoxha.

Escobar u tha gazetarëve në Prishtinë se raportet mes popullit të SHBA-së dhe Kosovës janë të forta dhe nuk do të ndryshojnë, por “disa ka disa sfida në raportet dypalëshe me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurti]”.

“Për Kosovën, do të dërgojë një sinjal të fuqishëm se Kosova nuk është e interesuar të bashkërendohet me ne dhe mendoj se kjo do të ishte për keqardhje. Meqë ra fjala, jo Kosova por kryeministri. Dua ta bëj shumë të qartë se ne nuk e shohim këtë si një ndikim afatgjatë në marrëdhënien tonë por veprimet e ndërmarra ose jo mund të kenë disa pasoja që do të ndikojnë një pjesë të marrëdhënies”, tha Escobar./21Media

Back to top button