Suharekë: Pas ndarjes në gjykatë, gruaja ia vë flakën shtëpisë së burrit

Një grua në Suharekë dyshohet se ia ka vënë flakën shtëpisë së burrit, pas seancës gjyqësore ku ata u divorcuan.

Rasti ka ndodhur të martën, kur u raportua se pas seancës gjyqësore, shtëpia e burrit filloi të digjej.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij.

Rasti tani është duke u hetuar. /21Media

Back to top button