Ema Islami: Si 12 vjeçare kam kënduar në dasma

 
Është ende në shkollë të mesme, mirëpo këngëtarja e re Ema Islami është e angazhuar në dasma dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.
Në emisionin “Për Ditë Të Mbarë” të RTV21, këngëtarja ka folur për vështirësitë që janë për të depërtuar në tregun muzikor.
“Është e vështirë, pasi tregu muzikor është stërngarkuar me artista…”, ka thënë Ema.
Ajo tregoi se me vëllain e saj, kanë filluar të performojnë në moshë të re.
Në dasmën e parë që ka kënduar, Ema Islami ishte në moshën 12 vjeçare./21Media

Back to top button