“Emancipation” premierë në dhjetor

Filmi i Will Smith “Emancipation” – i pari i aktorit që nga incidenti në Oscars këtë vit – do të shfaqet në dhjetor, duke e bërë atë të përshtatshëm për sezonin e ardhshëm të çmimeve.
Apple veçse ka publikuar trailerin e filmit.
Pas incidentit me komedianin Chris Rock, Smith fitoi Oscarin për aktorin më të mirë atë natë për interpretimin e tij në “King Richard”.
Ishte çmimi i tij i parë Oscar, por pak më vonë ai dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, duke thënë se kishte “tradhtuar” besimin e tyre.
Akademia më mori vendim që ai nuk do të lejohej të ishte pjesë e ngjarjes për plotë dhjetë vjet.
Ky ndëshkim nuk e pengon aktorin që të nominohet për filmin e tij, megjithëse nuk parashikoi mirë për “Emancipation”, i cili ishte konsideruar si kandidat për çmime përpara se Smith t’i jepte shuplakë Rockut.
Vendimi për të nxjerrë filmin në një numër të kufizuar kinemash përpara debutimit të tij në shërbim lë të kuptohet që Apple po planifikon ta shtyjë atë për shqyrtimin e çmimit këtë vit./21Media

Back to top button