Sfida drithëruese sot në Ligën e Kampioneve

Liga e Kampioneve rikthehet sot me disa sfida jashtëzakonisht interesante, të vlefshme për rrethin e tretë të ndeshjeve të fazës së grupeve.
Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në stadiumin “Giuseppe Meazza”, aty ku do të ballafaqohen Interi dhe Milani.
Të dy skuadrat kanë nga tre pikë pas dy ndeshjeve dhe do të ballafaqohen dy herë radhazi më njëra-tjetrën, sfida këto që mund të vendosin fatin e tyre sa i përket vazhdimësisë në këtë garë.
Bayerni që është lider i këtij grupi do të luajë kundër Victoria Plzenit.
Sfidë interesante do të jete edhe ajo ndërmjet Ajaxit dhe Napolit, e vlefshme për Grupin A. Skuadra italiane e kryeson grupin me gjashtë pikë, kurse Ajaxi ka tre pikë në vendin e tretë.
Këto janë të gjitha sfidat që zhvillohen sot:
Nga ora 18:45 ballafaqohen:
Bayern Munich-Plzen
Marselle-Sportng
Kurse nga ora 21:00 zhvillohen këto ndeshje:
Ajax-Napoli
Club Burgge-Atletico Madrid
Frankfturt-Tottenham
Porto-Bayer Leverkusen
Inter-Barcelona
Liverpool-Rangers.

Back to top button