Emërohet anëtari i tretë i Bordit të RTK-së nga komunitet pakicë

 
Me 39 vota Dragan Çirkoviq nga komuniteti serb ka arritur të emërohet anëtar i tretë i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Në raundin e parë të votimit Ivan Raduloviq nga komuniteti serb arriti të siguroj 77 vota për tu bërë anëtar i Bordit të RTK-së, ndërsa Sead Mujovi arriti të jetë pjesë e këtij bordi me 72 vota.
Votat të mjaftueshme për të qenë anëtar të këtij bordi nuk arritën të siguronin Mirjana Simiq dhe Ismajl Ramoviq dhe Nelica Vojkoviq.

Back to top button