Emrat që do të performojnë në Kupën e Botës 2022 në Katar

Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Lady Gaga, grupi legjendar i cili shënoi rikthimin javë më parë, ABBA, Andrea Bocelli dhe Aerosmith mësohet se do të jenë emrat të cilët do të të performojnë në finalen e madhe të Kupës së Botës, e paraparë të mbahet në Katar, në vitin 2022.
Përpos artistëve të përzgjedhur, tifozët do të kenë mundësi të eksplorojnë një port të ri që do të jetë shtëpia e dy anijeve turistike, e cila veçse është gati për afër 6.000 tifozë.
Të gjitha këta këngëtarët që janë paraparë të performojnë në Katar, kanë kontratë me kompaninë e menaxhimit të artistëve, Universal të cilët kanë një partneritet me FIFA-n./21Media

Back to top button