Emrat që mund ta zëvendësojnë Ronaldon

Cristiano Ronaldo thuhet se i ka kërkuar Manchester United që të dëgjojë ofertat që mund të vijnë në drejtim të tij pasi ai dëshiron të jetë pjesë e një skuadre që garon në Ligën e Kampionëve.
“Djajtë e Kuq” nuk do të jenë në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi sezonin e kaluar përfunduan në vendin e gjashtë në Premier Ligë, ndërsa e mbyllën sezonin pa trofe.
Ronaldo thuhet se po bën presion që të largohet nga “Old Trafford”, me Chelsean, Real Madridin, Bayernin , Paris Saint-Germain dhe Sporting Lisbonën që kanë shprehur interesim për 37-vjeçarin.
Me Edinson Cavanin që u largua si lojtar i lirë, ika edhe e Ronaldos do të krijonte probleme të mëdha në skuadër dhe drejtuesit e saj tashmë kanë nisur kërkimet për të gjetur një zëvendësues për yllin portugez.
Sipas mediave në Angli, “Djajtë e Kuq” kanë vënë në shënjestër tre emra konkret dhe ata janë: Victor Osimhen i Napolit, Robert Lewandowski i Bayernit dhe Tommy Abraham i Romës.

Back to top button