Kurti: Kosova qëndron me Danimarkën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në një sulm në qendrën tregtare në Kopenhagë të Danimarkës.
Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosova qëndron fuqishëm me Danimarkën.
“Zemrat tona janë me  popullin e Danimarkës këtë mbrëmje. Ngushëllime familjeve që kanë humbur njerëzit e dashur. Kosova qëndron fuqishëm me Danimarkën”, ka shkruar ai.
Policia në Danimarkë, tha se disa persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në Kopenhagë dhe një person është arrestuar./21Media

Back to top button