Udhëtarët e rrahin taksistin dhe i vjedhin veturën

Një dramë e vërtetë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kumanovë, përcjell TV21.
MPB njofton se një taksist është rrahur dhe grabitur nga personat që po transportonte.
“Me datë 03.07.2022 në Stacionin Policor Kratovë, M.S. nga fshati Filipovci i Kratovës ka raportuar se një person ëstë parë shtëpisë së tij me lëndime nga një sulm fizik. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë dhe është konstatuar se bëhet fjalë për G.Z.(49) nga Kumanova. Në një bisedë zyrtare me zyrtarët policorë ai ka raportuar se është thirrur me taksinë e tij për të transportuar disa persona nga fshati Vakv për në Kumanovë, të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe ia kanë marrë makinën Volkswagen Passat dhe celularin”, njofton MPB.
Nga MPB shton se merren masa për zbardhjen e rastit./21Media

Back to top button