Enca: Kafshët janë shokë, jo ushqimi jonë

Këngëtarja e njohur, Enca ka kohë që ka filluar pushimet.
Ajo së fundmi ka postuar disa fotografi teksa shihet që mban një bricjap në dorë.

Fotografitë e postuara ngjasojnë me ato që ka bërë Dafina Zeqiri për kopertinën e albumit të saj.
”Foto për albumin tim Encë moj”, ka shkruar me humor Enca.
Megjithkëtë, Enca ka treguar se nuk është adhuruese e mishit madje që nga çerdhja nuk e ka konsumuar.
”Une i dua kafshet njesoj siç i dua njerëzit, une kurr nuk kam ngrene mish, ushqim deti, peshk qe kur kam perfunduar çerdhen, kafshet jane shoket tone jo ushqim”, ka shkruar Enca në instastory.

Ndërkaq, projekti i fundit i Encës është ”Suavele”, të cilin e ka publikuar më 30 qershor./21Media

Back to top button