Ende jashtë funksionit hemodializa në Rahovec, 4 vjet pas përurimit të saj

Xhyzide Krasniqi*
U përurua në vitin 2017, por asnjëherë nuk u shfrytëzua nga pacientët e hemodializes kjo sallë e cila qëndron e kyqur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec.
Pacientet e Komunës së Rahovecit vazhdojnë të mos e marrin shërbimin e hemodializës në komunen e tyre edhe pse ky repart ka vite që është në gjendje të rregullt, mandej me aparaturat më moderne që i kanë spitalet tjera.
Drejtoresha e shëndetësisë në Komunen e Rahovecit, Saranda Sallteku, ka thënë se procesi ka mbetur aty ku ka qenë në fillim.
“Komuna e Rahovecit i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Spitali Rajonal i Prizrenit tash mbetet tek ata se kur do të hapet kjo sallë” tha drejtoresha Sallteku.
Gjithashtu drejtoresha tha se arsyeja kryesore është mungesa e stafit nga ana e Spitalit Rajonal në Prizren, përkatësisht mungesa e specialistëve.
Ndërsa drejtori i QKMF-së tha se janë duke pritur konfirmimin nga Spitali Rajonal i Prizrenit.

“23 është numri i pacientëve të cilët i nënshtrohen procesit të hemodializës në Spitalin Rajonal në Prizren, ku shpenzimet e udhëtimit dhe pagesën e dializës e kryën Komuna e Rahovecit”, tha drejtori i QKMF-së, Elbunit Kryeziu
Edhe Drejtoresha e Shëndetësisë edhe drejtori i QKMF-së në Rahovec thanë se nuk ka një datë se kur do të hyjë në funksionë kjo sallë.
Pacientët të moskënaqur nga mosfunksionimi i dializës në komunën e tyre, shprehën shumë paknaqësi sepse po i’u bie të udhëtojnë dhe të presin shumë.
“Unë që 11 vite jom në dializë edhe po kam shumë problem me udhëtu 3 herë në javë për në Prizren, ku po na bjenë me pritë shumë . Në 2 e gjysë dalë prej shpisë e në 10 kthena. Mu kanë dializa në Rahovec na kish ndihmu shumë , na kish bo edhe ma të lehtë jetën. Unë jam detyru me nejtë ni javë në spital të Prizrenit, puna e rrugve të bllokunë që kanë qenë vitet e kalume”, tha Shaip Krasniqi pacient i hemodializes.
Projekti për shërbimin e hemodializës me të gjitha pajisjet, në tërësi kishte kushtuar 306 mijë e 660 euro. Komuna e Rahovecit kishte investuar 169 mijë e 324 euro, ndërsa donator i projektit, kompania “Meditech” kishte përkrahur projektin me 137 mijë e 337 euro.
*Studente e Departamentit të Gazetarisë, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Back to top button