Vazhdon rritja e çmimeve të naftës
Gjersa lufta vazhdon në Ukrainë, konflikti gjithashtu po ndikon në rritjen anormale të çmimeve.
Nafta e pa përpunuar Brent – standardi ndërkombëtar ka pësuar ngritjen më të madhe që nga viti 2014, duke u bërë 113 dollarë për fuçi.
Kjo rritje erdhi si pasojë e asaj që anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë ranë dakord të lëshonin 60 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës.
Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të naftës dhe investitorët janë të brengosur se furnizimet me naftë ose gaz mund të preken./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?