Ukraina mohon që rusët kanë marrë kontrollin e qytetit Kherson

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka mohur se Rusia ka marrë kontrollin mbi qytetin Kherson.
“Sipas informacioneve nga brigade jonë, lufta po vazhdon. Qyteti nuk është pushtuar totalisht. Disa zona janë ende nën kontrollin tonë”, kanë njoftuar ata.
Ndërkaq, ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se trupat e saj tani kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson.
Nëse qyteti ka rënë, do ta bënte atë më të madhin në Ukrainë që është kapur nga forcat ruse deri më tani, transmeton rtv21.tv.
Gjatë natës ne raportuam se trupat ruse ishin parë në rrugët e qytetit dhe se kryetari i bashkisë tha se stacioni i trenit dhe porti i Khersonit ishin kapur./21Media

Back to top button